Përkundër thirrjeve tona të vazhdueshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri më tani nuk ka arritur të ndërmarrë hapa vendimtarë për të reduktuar tensionet në veri të Kosovës, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.
”Plani prej pesë pikash i përshkruar në letrën drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, nuk trajton në mënyrë adekuate disa nga elementët kyç që shkaktuan krizën e fundit”, shtoi ai.
”Puna diplomatike vazhdon, BE ka përgatitur propozime për masat me efekt të menjëhershëm”, theksoi Peter Stano duke saktësuar se ”këto masa megjithatë nuk paraqesin sanksione ndaj Kosovës”.
”Këto janë pasoja politike si ndalje e takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe me mundësi heqjeje, në varësi nga hapat që merr qeveria Kurti”, theksoi Stano.