Krerët e vendeve të Mesdheut të Bashkimit Europian ofruan mbështetje të plotë të premten për anëtarin tjerër të BE-së, Qipro në një mosmarrëveshje me Turqinë mbi pronësinë e depozitave të gazit natyror në det të hapur.
Zbulimi i rezervave energjitike fitimprurëse ka përkeqësuar tensionet midis Turqisë dhe Qipros të cilat datojnë në një konflikt etnik në vitin 1974 që ndau ishullin mes popullatave greke dhe turke qipriote. Pjesa veriore turke e Qipros shpalli pavarësinë, e njohur vetëm nga Turqia.
Qiproja tha këtë javë se kishte lëshuar urdhër arresti për ekuipazhin e një anije stërvitje turke të akuzuar për shkelje të territorit mbi të cilin pretendon të drejtën për të eksploruar për naftë dhe gaz.
Turqia ka pretendime mbivendosëse të juridiksionit për hulumtime në det të hapur në Mesdhe dhe argumenton se turqit qipriotë gjithashtu kanë të drejtë për një pjesë të burimeve të reja. Ankaraja tha se raportet e mandateve të arrestimit “kaluan vijën”.
Krerët e BE në Maltë mbështetën Qipron. “Turqia duhet të ndalë aktivitetet e saj të paligjshme në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron. “Bashkimi Evropian nuk do të tregojë ndonjë dobësi në këtë temë.”
Kryeministri grek Alexis Tsipras tha: “Është e rëndësishme të sinjalizohet se BE duhet të marrë masa specifike nëse Turqia nuk e ndalon sjelljen e saj të shkeljes. Kushdo që nuk respekton ligjin ndërkombëtar duhet të vuajë pasojat “. BW