Komisioni Europian u kërkoi sot Facebook-ut, Google-it dhe Twitter-it për të shtuar përpjekjet kundër keqinformimit online, me afrimin e zgjedhjeve europiane të majit 2019, duke kërcënuar me masa detyruese në rast të rezultateve të pamjaftueshme.
”Ne duhet të ecim shumë përpara dhe me shpejtësi para majit’’, u shpreh komisioneri europian, Julian King i ngarkuar me çështjet e sigurisë, duke prezantuar bilancin e parë të një ”Kodi sjelljeje’’ jodetyrues, i nënshkruar në 2018 nga këto platforma interneti.
”Disa progrese janë arritur, kryesisht në atë që përfshin fshirjen e profileve të rreme dhe kufizimin e transparencës së web-eve që promovojnë keqinformimin’’, bëri të ditur ekzekutivi europian./atsh