Bashkimi Evropian po vëzhgon ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe shpreson në krijimin e shpejtë të institucioneve. Por edhe vazhdimin e dialogut.
BE shpreson vazhdimin e dialogut
Borrel dhe Várhelyi pohojnë se “rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE”, ndërsa nga autoritetet e reja në Prishtinë presin që “të angazhohen në mënyrë konstruktive, me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE” dhe “të shfrytëzimit të kësaj mundësie për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”./DW