Samiti i Zagrebit, i planifikuar të zhvillohej më 6 dhe 7 maj, nuk do të anulohet por do të zhvillohet në formën e video-konferencës, më 6 Maj.
Këtë e ka konfirmuar dje në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenca kroate e Bashkimit Evropian.
Kroacia, së bashku me Komisionin Evropian, ishte angazhuar fuqishëm që të arrihej dakordësi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky vendim u miratua para disa javësh dhe shihej si një sukses që do ta lehtësonte edhe zhvillimin e suksesshëm të samitit të Zagrebit.
Edhe pse në rrethana të reja, pa praninë fizike, zhvillimi i këtij takimi nga BE-ja vlerësohet si dëshmi e përkushtimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Perveç temës së zgjerimit pritet që në këtë video-konferencë të diskutohet edhe përballja me pandeminë.