Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic ka komentuar nga Brukseli krizën politike në Shqipëri për të cilën thotë se vijon të qëndrojë në fuqi deklarata e bërë një javë më parë, që opozita dhe mazhoranca të përfshihen në negociata e dialog.
Sa për procesin e vettingut, Kocijancic tha se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, pasi qëllimi kryesoj i këtij procesi është të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia.
***
A mund të nisim me zgjerimin. Shumë po e quajnë pranvera ballkanike serinë e protestave që po regjistrohen në Bosnje, Malin e Zi, në Serbi dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ka dy protesta antiqeveritare që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve nga ana e opozitës. Këto vendime sipas opozitës janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A do të angazhohet komisioneri Hahn të negociojë mes qeverisë dhe opozitës ashtu siç bëri edhe në rastin e Maqedonisë së Veriut?
Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Hahn dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet.
Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë kundër vendimeve që qytetaret kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës, në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklaratë që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi.