Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë, ku është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Duke folur për mediat në Greqi, ai ka deklaruar se “tashme edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.
Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi”.
Përballjen e tij me drejtësinë në Shqipëri, Fredi Beleri e shikon si gjyq të padrejtë, duke theksuar se aventura e tij po merr fund, ndërsa thotë se do vazhdojë luftën për liri.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenare që shkoj të marr detyrën si eurodeputete për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë.
Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë.
Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha konkretisht Fredi Beleri në deklaratat e tij të para nga Greqia.
“Himariotë-ve duhet t’u them se nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, herët a vonë do të shfajësohen”, tha duke iu referuar minoritet grek në Shqipëri.