Gazetari dhe analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora është shprehur se dy partitë kryesore politike duan të mbartin krizën politike deri në shtator.
Por shprehet se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do jenë indikatori i parë sesi do eci kriza shqiptare.
Ben Andoni: “Shikoj një përcjellje të inercisë të qëndrimit të dy partive dhe shikoj që duan ta mbartin krizën deri në shtator ku do jetë një moment që unë personalisht e lidh me ardhjen e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias.
Në një farë mënyrë do të përcaktojnë trendin e qëndrimeve të politikës shqiptare. Besoj se mënyra sesi ata do të procedojnë në sensin e gjykimit për sa i përket gjithë asaj që është bërë për presidentin në njëfarë mënyrë do ndihmojë politikën të çlirohet dhe të fillojë logjikën për të ardhmen. Mendoj se kriza do mbartet edhe pak.
Por i përmbahem qëndrimet se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do jenë indikatori i parë sesi do eci kriza shqiptare në javët në vazhdim.”/oranews