ILD ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani pasi bënte video në ‘Tik-Tok’ brenda ambienteve të Gjykatës së Elbasanit.
Në njoftimin zyrtar, ILD bën me dije se është njohur me disa materiale filmike të shpërndara nëpër media për këtë magjistratë.
NJOFTIMI I ILD
Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin.