Nga Feri, ku u takua me demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege, Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës. Sipas tij problemi nuk është te karrigia dhe zyra duke nënvizuar se mund t’i falnin Bashën 20 të tilla.
“Basha ishte një fare e keq e që ne nuk e kuptuam. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi dështuan në marrjen peng të PD dhe në përpjekjet e tyre primitive për të dekurajuar Foltoret dhe Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë, Rama me pengun e tij kërkojnë të arrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tonë. Më lejoni për secilin prej jush për çdo shqiptarë t’u sqarojë , tu garantojë se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa do i falnin Lul bravës 20 karrige dhe 20 brava”, tha Berisha.
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer e blinde të reja. Nga Fieri, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës, teksa tha se më 8 dhjetor do të mbahet një protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit të dala nga referendumi i organizuar prej tij për shkarkimin e Bashës.
“Data 8 është një datë historike, jo vetëm për PD, por për Shqipërinë sepse për herë të parë, vendimi suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive, paqësore, vetë anëtarësia e PD. Sikur të ishte produkt i zyrave të policive sekrete tororiste, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinde të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degët e punëve të brendshme të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë. Në 31 vjetorin e saj përzuri si armike gazetën e fjalës së lirë, Rilindjen Demokratike. Ne kërkojmë që shtëpinë tonë të uzurpuar, të shndërruar në burg, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha