Ish-Kryeministri Sali Berisha rikthehet pas 2 vitesh në parlamnet i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por me një grup mbështetësish të cilët e priten në dyert e Kuvendit me ovacione të medha.
Vete lideri historik i Partisë Demokratike në një prononcim të shkurtër për mediat, si kurrë më parë tregoi se tashmë beteja e tij në parlament do të jetë kundër liderit aktual të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, duke e akuzuar drejtpërdrejt për pazare ” Rama-Basha”
Ai rikthesoi edhe njëherë se ishte më i vendosur se kurrë për të rikthyer Partinë Demokratike dhe të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.
“Njeriu që shet partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha”, tha Berisha