Formati G7 mund të ndryshohet, përfshirë përfshirjen e Rusisë ose vendeve të tjera në grup, vetëm me një vendim unanim të drejtuesve të të gjitha vendeve anëtare, tha të mërkurën zëdhënësi i kabinetit gjerman, Steffen Seibert, duke komentuar nismen e Presidentit e SHBA Donald Trump.
“CDo ndryshim mund të prezantohet në format vetëm nëse një vendim përkatës merret në një samit. Në të njëjtën kohë, praktika e ftimit të mysafirëve ka ekzistuar gjithmonë”, tha Seibert në një konferencë kur u pyet për qëndrimin e qeverisë gjermane për idenë të ndryshimit të formatit G7.
Në fillim të kësaj jave, Trump informoi Presidentin rus Vladimir Putin për idenë e tij për të ftuar udhëheqësit e Rusisë, Indisë, Australisë dhe Korenë e Jugut në samitin e G7 në shtator, duke e quajtur formatin e vjetër “të vjetëruar”.
Moska e aprovoi këtë deklaratë, duke përmendur, megjithatë, që vendet e tjera, përfshirë Kinë, gjithashtu duhet të bashkohen, dhe duke vlerësuar G20 si një platformë shumë më efektive.
Në të njëjtën kohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell kritikoi këtë ide, duke pretenduar se Uashingtoni vetëm nuk mund të ndryshojë format ose anëtarësimin në një bazë të përhershme. Për momentin, G7 përfshin SHBA, Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani, Japoni, Kanada dhe Francë.
© Argumentum.