Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjence. 160 specialistë të Bundeswehr-it mund të angazhohen jashtë vendit për shkak të pandemisë. Edhe vendet e Ballkanit do të furnizohen me aparatura aspirimi.
Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.
I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjerogjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, nëqoftëse sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës.
Për këtë nevojitet një vendim i 30 shteteve të NATO-s në këshillin e Atlantikut të Veriut. Sipas të dhënave të qarqeve brenda aleancës përveç Gjermanisë edhe katër vende të tjera nga aleanca, ndër to Britania e Madhe dhe Franca, kanë premtuar vënine në dispozicion të trupave. Në selinë e aleancës shpresohet, që javët e ardhëshme të bashkëveprojnë edhe shtete të tjera.
Aparatura aspirimi për vendet e Ballkanit
Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi, se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjtihashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi.
Bundeswehr-i i ka mbështetur partnerët në nivel bilateral edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Trupa gjermane ka mbështetur klinikat e mbingarkuara në Britaninë e Madhe me aparatura ambulante aspirimi. Ndërsa në Gjermani ushtarët kanë mbështetur autoritetet për ndjekjen e zinxhirit të infeksionit. Gjithashtu ka pasur angazhime të ushtrisë në kontekstin e testeve ndaj Coronës për ata që ktheheshin në Gjermania nga jashtë vendit ose për transportimin e materialeve mjekësore.