Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti i atij vendi, Millo Gjukanoviq, raporton Beta.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politika e tanishme e Serbisë “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Malit të Zi dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Beogradi.
Bërnabiq vlerësoi se kjo deklaratë ishte një përpjekje e mashtrimit politik nga ana e Gjukanoviqit, të cilën po e përdorë “për të shpjeguar shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve të partisë së tij”.
“Në tetë vitet e kaluara, Aleksandar Vuçiq përmendi Malin e Zi dhe Milo Gjukanoviqin më pak sesa Gjukanoviq përmendi Serbinë, në një kontekst negativ”, theksoi Bërnabiq.
Ajo deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt.