“BERZH disbursoi sot 50 milionë Euro të tjera nga huaja e saj me garanci sovrane për KESH, duke e cuar në 168 milionë Euro shumën e disbursuar deri tani për këtë infrastrukturë vitale në sektorin energjitik në Shqipëri.
Qëllimi i këtij programi afat-gjatë është ristrukturimi i bilancit të kompanisë dhe rritja e stabilitetit financiar në sektorit të energjisë vecanërisht në kushtet aktuale të krizës së Covid-19. Fonde u disbursuan si rrjedhojë e progresit të bërë nga KESH dhe sektori i energjisë në Shqipëri për një sërë reformash të dakordsuara paraprakisht me autoritetet (në koordinim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare) sipas marrëveshjes së financimit.
Një tjetër shumë prej 50 milionë euro është e disponueshme për disbursim në vijim të progresit të vazhdueshëm të reformave.