“Të bashkuar për një qëllim në mbrojtje të Kushtetutës. Të kesh demokraci eshte zgjedhja jone te mbrosh demokracinë është detyra jonë”. Manifestimi në bulevardin “Deshmoret e Kombit vijoi me fjalimet e personaliteteve të njohura të cilët janë renditur krah presidentit të shtetit, Ilir Meta: Ledio Bianku, Agim Nesho, Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina.
Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin me flamuj e lule mimoza. Kreu i shtetit në shenjë solidariteti bëri shenjen e shqiponjes.
Presidenti Ilir Meta ka marrë fjalën në manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës duke deklaruar se ulet në gjunjë para popullit dhe para flamurit kombëtar.
“Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit, ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si Presidentit juaj, për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve”,- tha kreu i shtetit.
Ilir Meta: “Presidenti ulet ne gjunje vetem para popullit dhe flamurit kuq e zi. Ta degjojne mire pucistet vendas dhe organizata nderkombetare mafioze qe kerkon te shkaterroje sovranitetin dhe Kushtetuten tuaj. Kur institucionet bien ngrihet populli. Dhe populli nuk futet ne xhep si parate e oligarkeve.