Teksa jashtë selisë së Parlamentit opozita ka nisur protestën, deputetët e rinj, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi janë betuar.
Ndërsa deputetja e LSI Amra Borova nuk ka qenë e pranishme. Sipas Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo mungon për arsye objektive dhe do të betohet seancën që vjen.
Janë betuar në Kuvend dy deputetë të rinj të opozitës. Në nisje të seancës plenare, kreu i Parlamentit Gramoz Ruci lexoi rregulloren e Kuvendit ndërsa më pas u betuan deputetët Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017. Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.
Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.
Me hyrjen në Kuvend të tre deputetëve të rinj, numri i Opozitës së Re Shkon në 21, ndërsa numri i përgjithshëm i deputetëve shkon në 99.