Tre deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend.
Deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend, pasi ishin kandidatë në lsitat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.
Deputetja e PS, Klotilda Ferhati në emër të Komisionit të Rregullores dhe Mandateve u shpreh se pas verifikimit që iu bë mandateve rezulton se vendimet e KQZ respektojnë kërkesat e parashikuara nga Kushtetuta.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend.