Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda vijoi me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
Voda deklaroi se sa i përket dëmeve në banesa janë konstatuar 1183 shtëpi të shembura. Nga këto në Durrës janë 1050, në Tiranë 131 dhe në Dibër 2.
Shtëpi të dëmtuara rëndë janë 5514 gjithsej. Nga këto në Durrës 3838, në Tiranë 1311, në Lezhë 168, në Kukës 150, në Dibër 13, në Elbasan 34.
Shtëpi të dëmtuara lehtë janë 3569 gjithsej. Nga këto në Tiranë 3248, në Dibër 73, në Elbasan 248.
Pallate të dëmtuara rëndë janë 558 gjithsej. Nga këto në Tiranë janë 35, në Durrës 461, në Lezhë 56, në Kukës 4, në Dibër 1 dhe Elbasan 1.
Pallate të dëmtuara lehtë janë 337. Nga këto në Tiranë janë 330 dhe Elbasan 7.
Pallate të pabanueshme janë 20 në Tiranë.
Shkolla të dëmtuara janë 28 gjithsej. Nga këto në Tiranë 11, në Lezhë 5, në Kukës 3 dhe Elbasan 9.
Kabina elektrike të dëmtuara janë 15 në Tiranë.
Biznese të dëmtuara janë 146 në Tiranë.
Qendra shëndetësore janë 2 gjithsej, në Tiranë 1 dhe Kukës 1.
Sa i përket akomodimit, Voda tha se janë 3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.
2669 qytetarë janë akomoduar në strukturat hoteliere në Durrës përkatësisht:
Fafa………………………..448
Aler………………………..135
Ibisa………………………..324
Eter………………………….87
Pameba……………………83
Vala……………………….100
Diamma………………….357
Kolaveri……………….487
Bonita……………………175
Pishat e buta…………98
Dolce vita…………… 250
Aragosta………………..33
Kasa………………………….92
Gjithashtu 1306 qytetarë janë akomoduar në strukturat hoteliere në Lezhë përkatësisht:
Frojdi…………………….130
Rafaelo…………………831
Ermiri…………………….345
Sa i përket punës në terren Voda theksoi se ka një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit:
Janë 23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat; 9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe 14 objekte në bashkinë Durrës.
Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës, 1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës; 1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;
Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në objektin afër kompleksit “Tropikal. Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës. Në kompleksin “Miramare”. Në hotel “Vila Verde”. Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë. Në objektin te rr. “Bashkimi”, Durrës. Në objektin te rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.
Në Thumanë aktualisht po përgatitet të prishet shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.
Sa i përket vullnetarëve, Voda shtoi se deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.
Voda përsëriti se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:
0694114100
0694114101
0694114040
Si dhe për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:
www.shqiperiaqeduam.al
Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 282 (Tiranë – 113; Durrës – 140; Lezhë – 28; Elbasan – 1).
Shumica dërrmuese prej 245 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë, tha Voda.