Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj
Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë ka njoftuar se ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do ta vizitojnë Kosovën më 12 qershor, kur shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Këshilli, përmes një postimi në Facebok, ka bërë të ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore të shënimit të përvjetorit jubilar, i cili do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë, njofton Gazeta Illyria.
Bill Clinton, atëherë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe Madeleine Albright, atëherë sekretare e shtetit, e kishin mbështetur fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s për mbrojtjen e popullsisë civile dhe për shmangien e katastrofës humnitare në Kosovë.
Clinton e Albright janë ndër personalitetet më të respektuara në Kosovë.