24 ditë pas vendimit të Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për të ‘zhveshur’ biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, konsujt e nderit kanë filluar dorëzimin.
Sipas Report tv, 18 targa diplomatike të mbajtura në përdorim nga konsujt e nderit janë dorëzuar pranë policisë rrugore dhe ministrisë së Jashtme.
Burime nga policia pohojnë se në qarkullim janë 37 targa diplomatike të konsujve të nderit që duhet të dorëzohen, nga te cilat 18 deri tani janë dorëzuar.
Konsujt e nderit kanë afat për dorëzimin vullnetar të targave diplomatike deri në fund të javës. Ende nuk kanë dorëzuar targat konsujt e nderit të Kosovës e Greqisë dhe disa të tjerë.
Lista e emrave të cilët preken nga kjo reformë:
1. Samir Mane Tajlandë
2. Mimoza Ndroqi Kosovë
3. Arben Malaj Austri
4. Agron Papuli Koreja e Jugut
5. Avni Ponari Japoni
6. Rodolf Xhillari Izrael
7. Gentian Sula Malajzi
8. Përparim Kalo Danimarkë
9. Mentor Nazarko Kosovë
10. Gjergj Leqejza Austri
11. Shaban Xhabrahimi Bangladesh
12. Fabrice Wallaert Belgjikë
13. Fiqiri Kllari Bosnje Hercegovinë
14. Krenar Loloçi Kanada
15. Sotiraq Guga Estoni
16. Bardhyl Minxhozi Finlandë
17. Isuf Berberi Islandë
18. Bujar Lybesha Marok
19. Vladimir Avrami Qipro
20. Esat Ademi San Marino
21. Faik Dizdari Sllovaki
22. Kastriot Haska Lituani
23. Teodor Bilushi Itali
24. Vito Antonio Stigliani Itali
25. Tomë Preku Maltë
26. Salim Hoxhaj Bullgari
27. Artan Stroka Sierra Leone
28. Elvis Toçi Rumani
29. Belma Çela Mongoli
30. Dorian Sadiku Portugali
31. Kliti Hoti Hungari
32. Sokol Kraja Letoni
33. Marinela Jazoj Norvegji
34. Varuzhan Piranjani Armeni
35. Seyhan Pencabligblig Pakistan
36. Loritan Prespa Filipine
37. Gerian Kuka El Salvador
38. Zenel Hoxha Afrika e Jugut
39. Mirton Lika Sri Lanka
40. Bledi Bajraktari Ukrainë
41. Ilir Trebicka Uruguaj