Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur fazën e katërt për 103 kandidatët, fazë e cila konsiston në shkrimin e një eseje.
Pas kësaj faze, kandidatët do t’i nënshtrohen intervistës, poligrafit (makina e së vërtetës) dhe më pas vettingut, vlerësimit të kontrollit të pasurisë së tyre, si edhe të familjes.
Kush nuk kalon Vettingun, edhe pse ka kaluar testin e poligrafit, do të skualifikohet.
Nga 103 kandidatë do të zgjidhen 60 prej tyre që do të bëhen pjesë e FBI-së shqiptare.
300 persona u skualifikuan gjatë testimit fizik, si kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndërkohë, u kualifikuan për në fazat e mëtejshme 103 kandidatë, policë dhe civilë, që tashmë do t’i nënshtrohen testit të esesë./h.e