Blerim Reka, ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se të tjerët kanë qeshur kur ai ka thënë se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan” do të fillojë nga Kosova.
“Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA proklamuan luftën globale kundër korrupcionit- si prioritet të politikës së jashtme- e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja pë dialogun: Kosovë- Serbi””, ka shkruar Reka në Facebook.
“Orteku i ndryshimeve ”
Kur vjet shkruajta, se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan”, do filloj nga Kosova; shumica qeshnin. Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA-të proklamuan luftën globale kundër korrupcionit – si prioritet të politikës së jashtme – e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja pë dialogun: Kosovë- Serbi”. Aq e thjeshtë sa s’ bëhet: korrupcioni u bë kërcënim gjeosatrategjik, e negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar. Por, 6 tetori, do i prish edhe aleancat rajonale të krimit.
Orteku post-korruptiv, sapo e filloi rokullisjen nga Prishtina. Nuk dihet, ku do ndalet…