Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi një takim trepalësh në Mynih me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.
Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Blinken, Aliyev dhe Pashinyan u takuan në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Ndërkohë nuk janë ndarë informacione lidhur me detajet e takimit ku morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, këshilltari presidencial Hikmet Hajiyev si dhe ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë së Armenisë, Armen Grigoryan.