Boksieri shqiptar nga Juniku në Kosovë, Haxhi Robin Krasniqi, është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.
Pas dy dështimeve në vitet 2013 dhe 2015, Haxhi Robin Krasniqi është kthyer sonte për një luftë të tretë për titullin e kampionit të botës.
Në kuadër të kategorisë gjysmë të mesme, Robin Krasniqi ka luftuar sonte kundër kampionit të IBO dhe WBA, kundër Dominic Bosel.
Robinit i mjfatuan vetëm tre raunde për t’i dhënë fund gjithçkaje, falë një goditjeje spektakolare. Tashme ai eshte kampioni i ri ne ekte Kategori.
Ai u largua nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë bashkë me familjen e tij. Ai do të vendosej në Munchen të Gjermanisë.
Debutimin profesional në boks Krasniqi e bëri më 20 tetor të vitit 2005, i cili debutim nuk ishte edhe aq i mirë pasi që ai humbi ndaj Seven Haselhuhn ku u nokautua në rundin e katër.
Në ndeshjen e tretë, të mbajtur më 5 janar 2006, Robini do të humbiste përsëri, prapë duke u nokautuar në rundin e katër nga Adrian Cerneaga.
Por, pas këtyre dy ndeshjeve Robin Krasniqi do të vazhdonte të fitonte për shtatë vite rresht, duke fituar WBO dy herë për peshat e mesme.
Më 20 prill 2013, Krasniqi synoi titullin e botës kundër Nathan Clevery, por që humbi në raundin e dymbëdhjetë.
Mundësia e dytë për titull e Robinit ishte në vitin 2015, më 21 mars ku ai u mposht nga Jurgen Brahmer në rundin e nëntë në finale për ta humbur kështu rripin e WBA-së.
E treta e vërteta. Robin Krasniqi, e fitoi titullin e botës WBA kundër Dominic Bosel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ka rripin botëror në këtë kategori në boksin profesionist.