Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt është takuar me deputetë të “Opozitës së Re”, nga radhët e Partisë Demokratike. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Borchardt duket në shoqërinë e deputetëve Arben Zeneli, Korab Lita, Arlind Çaçani, Arben Elezi dhe Halil Jakimi. Takimi është zhvilluar në ambientet e një bar kafeje në kryeqytet.
Mësohet se fokusi i këtij takim ka qenë Reforma Zgjedhore. Ligjvënësit e “Opozitës së Re” kanë kërkuar nga ambasadori Borchardt të nxisë palët që të punohet me reformën. Ata kanë kërkuar edhe ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem i cili afron politikën me qytetarin. /mapo