Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.
BE-ja është e shqetësuar se fuqitë e tjera, si Rusia apo Kina, mund të përhapin ndikimin e tyre në Ballkan nëse pengohen vendet që shpresojnë për t’u bashkuar me bllokun.
Gjatë një takimi në Bruksel të martën, ministrat e çështjeve evropiane nga 27 vendet anëtare i dhanë dritën jeshile Bosnjës që të bëhej kandidate pasi Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, në tetor rekomandoi që ata të nisnin procesin e anëtarësimit.
Hapi pritet të nënshkruhet zyrtarisht nga krerët e BE-së në një samit në Bruksel të enjten.
Ministri çek për Çështjet Evropiane, Mikulas Bek, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të bllokut, tha se vendet anëtare “po dërgonin një mesazh të fortë për angazhimin e tyre ndaj zgjerimit të BE”.
Komisioni Evropian, ka përcaktuar 14 prioritete për reformën që ai këmbëngul se Bosnja duhet t’i bëjë mirë përpara se të kalojë në fazën tjetër të hapjes së negociatave formale të pranimit.
/Argumentum.al