Paratë digjitale të lëshuara nga Banka Qendrore për përdorim nga publiku i gjerë mund të ndihmojnë politikat monetare për të arritur më drejtpërdrejtë agjentët ekonomik, sipas një studimi që ka kryer Banka Qendrore Evropiane. Megjithatë, ekzistojnë gjithashtu rreziqet që ajo të krijojë efektin e kundërt.
Një monedhë digjitale e emetuar nga Banka Qendrore do t’u lejonte qytetarëve të eurozonës një depozitonim më të drejtpërdrejtë, duke siguruar një mënyrë pa shumë rreziqe për përdorimin e parave në një ekonomi gjithnjë e në rritje online, tha një publikim nga një task-forcë e BQE-së. Megjithatë, shtimi i përdorueseve të euros digjitale mund të nxisin rrjedhjen e likuiditetit nga sistemi financiar, gjë që mund të jetë veçanërisht e rrezikshme gjatë kohërave të rënies financiare të tregjeve të Evropës.
“Në varësi të karakteristikave specifike të saj, monedha dixhitale e Bankës Qendrore ose mund të lejojë që politika monetare të aksesojë një numër më të madh të agjentëve ekonomik ose mund të dobësojë mjetet në dispozicion të Bankës Qendrore për zhvillimin e politikës së saj monetare”, thuhej në botimin e BQE-së.
Avancimi i kripto-aseteve ka nxitur një debat midis bankave qendrore anembanë botës nëse ato duhet apo jo, të lëshojnë monedha digjitale për të qenë të përditësuar me risitë më të fundit në teknologji dhe për të përmbushur kërkesat që agjentë ekonomikë kanë për alternativa të reja ndaj monedhës së prekur. Task-forca e BQE-së thotë se aktualisht nuk ka nevojë për një iniciativë të tillë në eurozonë, por ajo do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet globale në këtë fushë.
Aktualisht, bankat qendrore japin para fizike në formën e parave të gatshme dhe para digjitale në formën e rezervave, por këto të fundit janë në dispozicion vetëm për bankat tregtare dhe institucione të përzgjedhura, si qeveritë.
Në të njëjtin botim, task-forca e BQE-së gjithashtu argumentoi se kripto-asetet si Bitcoin nuk duhet të konsiderohen si konkurrencë të monedhave digjitale të bankave qendrore, pasi ato nuk janë të lidhura me institucionet monetare.