Në një seancë historike të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të mbahet gjatë ditës së nesërme, ligjvënësit britanikë do të votojnë marrëveshjen e fundit të arritur për Brexit-in, rreth tre vite e gjysmë pas referendumit që çoi Mbretërinë e Bashkuar në një drejtim për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian (BE), shkruan Anadolu Agency (AA).
Mirëpo, progresi i vërtetë në miratimin e çështjes së diskutueshme të Brexit-it duket i pamundur, pasi matematika parlamentare parashikon një detyrë herkuliane për kryeministrin britanik që të grumbullojë votat e nevojshme.
Partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka numrin më të madhe të vendeve në dhomën e ulët të parlamentit, por i mungon një shumicë, kështu që ai ka nevojë për mbështetjen e Partisë Demokratike Unioniste (DUP) të Irlandës së Veriut, partnerët e tij de-faktor të qeverisë.
Udhëheqësja e partisë DUP, Arlene Foster, tashmë ka thënë se ata nuk do të mbështesin marrëveshjen e kryeministrit Johnson, duke mbajtur të njëjtën vijë si të gjitha partitë opozitare dhe duke vendosur para kryeministrit një kodër të lartë për të arritur në Westminster.
Nëse thirrjet e kryeministrit Johnson për të gjithë deputetët që të mbështesin marrëveshjen bien në vesh të shurdhër, aktualisht një perspektivë shumë e mundshme, marrëveshja e re do të dështojë.
Cilat hapa mund të prezantojë opozita për të detyruar kryeministrin Johnson të kërkojë një prolongim të afatit të 31 tetorit do të formësohen nga amendamentet gjatë seancës historike dhe të rrallë të ditës së shtunë.
Johnson ka kundërshtuar fuqishëm një prolongim, duke theksuar se më mirë do të ishte “i vdekur në një hendek” sesa të kërkojë një prolongim, por ai po ashtu u detyrua të zbatojë ligjin që kaloi dhe të kërkojë një prolongim siç u përcaktua me Aktin e Benn-it, një akt që kërkon prolongimin e datës së largimit nga BE-ja.
Johnson ka deklaruar se me këtë marrëveshje ose pa marrëveshje, BE-ja nuk do të japë një prolongim tjetër përtej 31 tetorit.
Megjithatë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, la derën e hapur për një prolongim tjetër, duke u theksuar gazetarëve se ai do të konsideronte pikëpamjet e vendeve anëtare nëse lind një kërkesë e tillë.
– Kundërshtimi i partisë DUP
Duke dhënë hua dhjetë deputetë në një marrëveshje “besimi dhe furnizimi”, DUP ka vepruar si partner në qeverisje pasi konservatorët humbën shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017.
Që nga fillimi, partia sindikaliste e Irlandës së Veriut ka kundërshtuar në mënyrë kategorike idenë e ndonjë marrëveshjeje që do të vendoste kufi doganor midis rajonit të Mbretërisë së Bashkuar dhe pjesës tjetër të mbretërisë.
Megjithatë, marrëveshja e re e parashikon pikërisht këtë kufi, kështu që ajo është e papranueshme për partinë DUP si palë që i jep përparësi bashkimit me Mbretërinë e Bashkuar.
– E ardhmja e mbretërisë
Përderisa Marrëveshja e Belfastit e vitit 1998, e njohur ndryshe si Marrëveshja e të Premtes së Mirë, përcakton që votuesit e Irlandës së Veriut mund të organizojnë një referendum për t’u bashkuar me Republikën e Irlandës.
Irlanda e Veriut në vitin 1973 votoi për të qëndruar në BE dhe marrëveshja e re, nëse ratifikohet në Westminster, do t’i mbajë ato në BE në një shkallë të caktuar, duke shtuar shqetësimet e sindikalistëve në rajon. Sipas marrëveshjes, kufiri do të mbetet ashtu siç është, me asamblenë lokale që do të ketë të drejtë të rishqyrtojë tërheqjen nga rregulloret e BE-së çdo katër vite.
Shumë komentues mendojnë se kjo mund të jetë fillimi i bashkimit të dy shteteve irlandeze.
Thirrjet për një referendum të dytë të pavarësisë në Skoci janë bërë që nga referendumi për Brexit në vitin 2016, por aktualisht ata po rriten zëshëm dhe qartë.
Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se një referendum i tillë do të mbahej vitin e ardhshëm, duke e veçuar Skocinë që të mos “tërhiqet nga BE-ja me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar”.
Në referendumin e vitit 2016, skocezët kryesisht votuan për të qëndruar në BE, respektivisht 62 për qind e votuesve vendosën që të mbeten anëtare e BE-së.
Një referendum i dytë mund t’i japë fund Mbretërisë së Britanisë së Madhe, e cila ekziston për më shumë se 300 vite, që nga Aktet e Unionit në vitin 1707.
Kështu që Brexit, një nga faktorët më përçarëse në shoqërinë britanike dhe në mbretëri, në të vërtetë mund të largojë mjegullën në Mbretërinë e Bashkuar dikur të fuqishme me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, duke e pakësuar atë brenda disa viteve në Mbretërinë e Anglisë dhe Uellsit.