Bujar Leskaj do të vazhdojë të jetë Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri sa të zëvëndësohet nga një drejtues i ri.
Pas përfundimit të mandati,t ai ia kishte deleguar kompetencat zv. kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos. Por përmes një vendimi të bërë publik ditën e sotme thuhet se Leskaj do vijojë të jetë kryetar.
Në vendim thuhet se Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave drejtuese për arsye personale.
Leskaj thekson se për të garantuar vijueshmërinë e punës, do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij.
‘Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;
Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.
VENDOSA:
1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).
2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare’, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.