Partia e qendrës së djathtë në Bullgari, GERB, ka fituar zgjedhjet parlamentare të dielën, sipas rezultateve preliminare.
GERB ka marrë 26.08% të votave, ndërsa partia reformiste, Ne Vazhdojmë Ndryshimin, ka dalë e dyta me 14.76% të votave. Partia ultra-nacionaliste, Ringjallja, ka ardhur e treta me 13.8% të votave.
Këto zgjedhje janë mbajtur për shkak të dështimit të partive politike bullgare për të formuar koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të 9 qershorit.
Lideri i GERB-it, Boyko Borissov, falënderoi votuesit për mbështetje dhe shprehu angazhimin e partisë së tij për të formuar Qeverinë e re.
“Ne do të punojmë së bashku me të gjithë, përveç Ringjalljes”, ka thënë ai.
Tani mbetet për t’u parë se kush do të jetë partneri i koalicionit që do t’i ndihmojë GERB-it në krijimin e qeverisë.