Në Shkup dikush mendon se Bullgaria do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit.
Por kjo nuk do të ndodhë, deklaroi ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.
Sipas tij, asnjë përbërje parlamentare në Bullgari nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë.
Ai thotë se Bullgaria “nuk e detyron Shkupin dhe Maqedonasit të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar, por ata duhet të jenë aq të mirë dhe ta krijojnë atë sipas fakteve që u krijuan me zjarr dhe shpatë pas vitit 1944.” (INA)