Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, reagimet pershendetese ndaj ketij vendimi nuk kane munguar sikunder edhe skpeticizmi që shoqëron propozimin francez.
Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas këtij vendimi. Duke e konsideruar lajm të madh heqjen e vetos në Parlamentin bullgar dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë më shpejt.
Gjithastu Kryeministri Rama pas nje telefonate me ish-kryeministrin bullgar Bosko Borisov tha se u shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe BE-së.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”
Bruksel
Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar vendimin e Bullgarisë për të miratuar propozimin e Macron për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.
Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta përshëndeti votimin nga parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, “i hap rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona”.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende“, shkruan Meta.
Reagime nga Maqedonia e Veriut
Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se propozimi francez është në formë pune dhe se ende nuk ka asnjë material përfundimtar. Sipas tij, kur të vijë një propozim zyrtar në institucionet tona, ai do t’u prezantohet partnerëve të koalicionit, Qeverisë dhe Kuvendit.
“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze. Qëndrimi ynë është i qartë – çështja e gjuhës, çështjet historike, të mos jemi pjesë e kornizës së negociatave dhe renditja mes hapave, pasi ndryshimi i Kushtetutës dhe fillimi i negociatave janë të rëndësishme në vendimin tonë për të pranuar ose refuzuar një propozim”, tha. Osmani
“Në momentin që do të marrim ndonjë propozim zyrtar, ai sigurisht që do t’i paraqitet për shqyrtim edhe Qeverisë edhe partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe sigurisht, në njëfarë forme do të konsultohet edhe Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme”, tha Mariçiq.
Presidenti francez Emmanuel Macron
“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme, që hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për konseguencë edhe për Shqipërinë. Orët në vijim do të punojmë me cështjet teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me Bullgarinë e Maqedoninë.
Unë do të thosha se e gjitha ‘makina’ është e gatshme këtu dhe doja të falenderoja kryeministrin e bullgarisë por edhe koalicionin e tij të gjitha forcat për këtë votë, po ashtu falenderoj për progresin edhe Maqedoninë e Veriut, ka ende punë për të bërë, nuk mund të thërrasim fitore po gjithësesi është një hap përpara.” – u shpreh Macron.
/Argumentum.al