Bullgaria ka dërguar një memorandum sqarues deri tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku nënvizon se maqedonasit janë projekt i Tito-s dhe se gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të 1944.
Për gjuhën maqedonase, në memorandum thuhet se ajo është normë regjionale e gjuhës bullgare. Sofja zyrtare kërkon nga BE që në të gjitha dokumentet zyrtare të qëndrojë “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut apo “gjuha maqedonase me fusnotë “në përputhje me Kushtetutën e RMV-së”.
Në memorandum po ashtu nënvizohet se ka dëshmi për ekzekutim të mbi 20 mijë njerëzve gjatë periudhës 1944-46, të cilët ishin identifikuar si bullgarë dhe përfaqësonin elitën politike dhe intelektuale në ish-republikën socialiste të Maqedonisë. Mbi 100 mijë bullgarë kanë qenë të vrarë, burgosur, në ekzil apo edhe në kampe të koncentruara. (INA)