Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaron se bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke iu referuar deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për “Financial Times”, i cili e sheh mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si tregues për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe flet për Shengenin Ballkanik, Bushati shprehet se anëtarësimi në BE është proces i rëndësishëm.
“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Të njohësh realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati.