Censi i 2023-shit regjistroi për herë të parë minoritetin bullgar në vendin tonë, ku sipas këtij regjistrimi, janë deklaruar 7057 bullgarë, dhe vetëm 2281 maqedonas. Por, kjo shifër e lartë e minoritetit bullgar krahasur me atë maqedonas, ka nxituar reagime ne vend pasi po të krahasojmë të dhënat e Censit 2023 me atë të vitit 2011 vihet re një përgjysmim i maqedonasve.
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE). AMIE, shprehet e pakënaqur, madje e indinjuar në lidhje me të dhënat e publikuara, madje ata kanë kërkuar ribërjen e procesit, duke theksuar se shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara.
“Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit”, thuhet në reagimin e AMIE
AMIE shton se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pashaporta për qytetarët shqiptarë.
“Përpara fillimit të censusit por edhe gjatë censusit në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas, kanë ardhur përfaqësues të institucioneve bullgare të cilat kanë dhuruar ndihma të ndryshme por edhe kanë bërë propaganda banorët të deklarohen bullgar pasi do të paiseshin me pasaporta bullgare”, thekson AMIE
Reagimi:
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), si e vetmja parti që përfaqëson interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, shpreh indinjatën dhe mospranimin e rezultateve të publikuara të Censusit 2023, duke theksuar se shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit.
Menyra se si u zhvillua Censusi vitin e kaluar dhe mbledhja e të dhenave mbi perkatesine etnike eshte kryer me shkelje te shumta gjatë procesit.
Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të censusist si dhe gjatë censusit ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar.
Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar.
Institucionet shqiptare nuk kanë mare asnjë masë për ti garantuar minoritetit maqedonas deklarim të lirë dhe të paanshëm pa presione të jashtme nga ana e Bullgarisë por kanë ndihmuar hapur autoritetet bullgare.
Përpara fillimit të censusit por edhe gjatë censusit në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas, kanë ardhur përfaqësues të institucioneve bullgare të cilat kanë dhuruar ndihma të ndryshme por edhe kanë bërë propaganda banorët të deklarohen bullgar pasi do të paiseshin me pasaporta bullgare.
Personat e komunititetit maqedonas, të cilat kanë aplikuar për pasaporta bullgare dhe janë në proces për marrjen e pasaportës si para fillimit të censusit ashtu edhe gjatë censusit po kontaktoheshin nga ambasada bullgare dhe nga ndërmjetësuesit e pasaportave të deklarohen bullgar në census përndryshe nuk do të marrin pasaportat. Në terren në zonat ku jetonte komuniteti maqedonas po bëheshe fushatë të deklarohen bullgarë dhe pasi të deklarohen do të kishin mundësi të marin vërtetim nga bashkitë se janë deklaruar bullgarë dhe menjëherë do të mernin pasaportën bullgare.
Shtetasit shqiptar kanë marë pasaporta bullgare dhe kanë paguar mijëra euro për atë pasaportë sepse është pasaportë evropiane dhe jo se janë bullgarë dhe me atë pasaportë mund të shfrytëzojnë privilegjet e Bashkimit Evropian.
Tjetër problem që kemi hasur gjatë periudhës se censusit ka qënë kërcënimet pubike nga grupe ekstremiste nga Bullgaria, të cilat janë transmetuar gjerësisht në mediat shqiptare, ku kërcënonin shtetasit shqiptar të cilat kanë pasaporta bullgare ose kanë aplikuar për pasaporta bullgare të deklarohen bullgar përndryshe do ti mereshin ose nuk do të paiseshin me pasaporta bullgare. Edhe pse kemi kërkuar nga institucionet shqiptare, këto grupe ekstremiste ti ndalohet hyrja në Shqipëri gjatë periushës së censusit, autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë duke i lënë këto grupe ekstremiste nga Bullgaria gjatë periudhës të censusit të vizitojnë zonat ku jeton komuniteti maqedonas duke bërë propagandë dhe presion që banorët të deklarohen bullgar por edhe duke dhënë nga 300 euro për tu deklaruar bullgar.
Fakti që Bullgaria ka kontrolluar censusin në Shqipëri është se persona të ndryshëm në Bullgari gjatë periudhës së censusit në Shqipëri, kanë publikuar në rrjetet sociale foto të formularëve se si deklarohen banorët në Shqipëri. Të dhëna këto të cilat janë të mbrojtura me ligjë por që Bullgaria ka pasur akses.
Në Bashkinë Pustec ku presioni i Bullgarisë ka qënë I madh, nga gjashtë javë që ka zgjatur censusi, popullsia është regjistruar vetëm për tre javë dhe gjatë këtyre tre javëve nga ankesat që na kanë ardhur, kemi konstatuar se anketuesit nuk kanë vizituar shumë shtëpi dhe se shumë familje që ndodheshin fizikisht në Bashkinë Pustec dhe që kërkuan të regjistroheshin, disa nga anketuesit nuk i regjistruan me arsyetimin se nuk jetojnë këtu. Edhe pse nga ana e INSTATIT na u premtua se do të regjistroheshin të gjithë banorët e Bashkisë Pustec dhe do zgjatej periudha e censusit në Pustec për dy javë siç ndodhi në zona të tjera ne Shqipëri, kjo gjë nuk ndodhi dhe shumë banor nuk u regjistruan edhe pse fizikisht ndodheshin ne territorin e Bashkisë Pustec.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është vendim strategjik i vendit tonë si dhe kërkesë e qytetarëve shqiptar pavarësisht përkatësisë etnike. Komuniteti maqedonas në Republikën e Shqipërisë nuk mund të jetë dëm kolateral në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit Europian.
Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian, jo vetem qe nuk i njohe te dhenat e ketij censusi, te falsifikuar, per minoritetin maqedonas, por kërkojme edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombetare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate te falsifikuara dalin haptazi kundër rendit kushtetues dhe aspiratave europine të Shqipërisë.
Prandaj kërkojmë realizimin e një Censusi të ri, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që reflekton realitetin etnik të Shqipërisë.
/Argumentum.al