“Projekti 2025” quhet plani që po spekulohet se është në planifikim të kandidatit për presidencën amerikane, Donald Trumpit.
Sipas raportimit të “The Washington Post” bëhet fjalë për një plan 900 faqesh që kërkon politika ekstreme në pothuajse çdo aspekt të jetës së amerikanëve. Këto janë disa nga planet e projektit, transmeton RTKlive:
Kapja e ekzekutivit nga aleatët e Trump
Pjesë e planit është edhe në vend të zbatimit të vendimeve nga zyrtarët e pavarur civil, sistemi ekzekutiv të mbushet me aleatët e Trump.
“Është e nevojshme që departamentet dhe agjencitë të kenë ekipet e forta politike,” thotë plani.
Zhvendosja e drejtësisë nën kontrollin presidencial
“Projekti 2025” do të zhvendosë Departamentin e Drejtësisë dhe të gjitha organet e saj të zbatimit të ligjit si FBI, drejtpërdrejtë nën kontrollin presidencial. Kërkon një “revolucion të plotë nga koka tek këmbët” të FBI dhe për administratën të shqyrtojë hetimet e saj me një qep të hollë për të hequr ato që presidenti nuk i pëlqen. Kjo do të dobësonte drastikisht pavarësinë e agjencive federale të zbatimit të ligjit.
Vështirësi në qasje ndaj abortit
Plani përfshin edhe detaje të aspektit riprodhues, veçanërisht vështirëson marrjen e pilulave të abortit. Nuk kërkon në mënyrë specifike një ndalim kombëtar të abortit, por aborti është një nga temat më të diskutuara në plan, me propozime që inkurajojnë presidentin e ardhshëm “të udhëheqë kombin në rikthimin e një kulture të jetës në Amerikë”.
Ndalimi i personave transgjinorë nga ushtria
Ndalimi i personave transgjinorë nga ushtria dhe rifunksionalizimi i draftit “Disforia gjinore është e papajtueshme me kërkesat e shërbimit ushtarak”, thuhet në plan. Autori i kësaj pjese të planit drejtoi Departamentin e Mbrojtjes në fund të presidencës së Trump, dhe ai i tha Washington Post se qeveria duhet të konsiderojë seriozisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Vlerësimet për “Projektin 2025”
“Është si të lexosh një roman horror. Çdo faqe të bën të duash të lexosh tjetrën, por kur mbaron së lexuari, je i frikësuar dhe i neveritur”, tha strategu demokrat Jesse Ferguson.
“Nuk ka kuptim t’i hedhësh në letër të gjitha gjërat e çmendura për të cilat do të sulmohesh, ndërsa je duke kandiduar”, tha një këshilltar i Trump për The Washington Post kohët e fundit.
Por është e drejtë të mendohet për Projektin 2025 si një tregues mjaft i mirë se si do të dukej një presidencë e dytë e Trump, thonë analistët.