Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ka tërhequr kandidaturën e tij për zgjedhjet evropiane të qershorit pas kritikave të përhapura për qëllimet e tij në Bruksel.
Në fillim të këtij muaji, Michel njoftoi se dëshironte të kandidonte, dhe se do të hiqte dorë nga posti i tij si president.
Njoftimi bëri bujë duke qenë se Hungaria do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE në korrik.
Nëse nuk do të kishte pasur marrëveshje më parë për pasardhësin e Michel, Këshilli Evropian, organi i krerëve të shteteve të BE-së, fillimisht do të kryesohej nga kryeministri hungarez dhe agjitator i BE-së Viktor Orbán.
Prandaj, kritikët akuzuan ish-kryeministrin belg Michel se u kishte dhënë përparësi interesave personale ndaj atyre të Bashkimit Evropian.
“Unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane. Do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia përgjegjësive të mia aktuale me vendosmëri të palëkundur derisa ato të marrin fund”, tha Michel në Facebook.
“Sulmet personale po marrin gjithnjë e më shumë përparësi ndaj argumenteve faktike”, shkroi ai.