Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ka vizituar Shkupin gjatë ditës së sotme për të dhënë mbështetjen por dhe garancinë se propozimi francez është një shans që mund ti çojë drejt BE-së.
Michel iu bëri thirrje qytetarëve te RMV-së që ti thonë PO anëtarësimit për në BE. “Gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë. E gjithë legjislatura evropiane do të përkthehet në gjuhën maqedonase. Po ju them si mik.Thuani PO për BE-në”.
Propozimi evropian për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet e Maqedonisë së Veriut dhe se negociatat mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të tij. Propozimi parasheh gjuhë të pastër maqedonase, të barabartë me gjuhët e tjera në vendet anëtare të BE-së, theksoi në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit të Evropës, Charl Michel.
Gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe Bashkimi Evropian e respekton këtë. I gjithë legjislacioni i BE-së do të përkthehet në gjuhën maqedonase. Ju mund të mbështeteni tek unë që sistematikisht do të qëndroj prapa të drejtave tuaja legjitime”, tha Michel dhe theksoi se konferenca e parë ndërqeveritare mund të organizohet në ditët në vijim nëse propozimi pranohet nga pala maqedonase. Sipas tij, ai është një “i balancuar”. propozim”, por shtoi gjithashtu se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një faktor i rëndësishëm për BE-në.
“Vizita ime këtu është shprehje e respektit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që humbën shumë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve në BE, por tani kemi sjellë një propozim transparent. Nëse ka një vendim pozitiv nga autoritetet maqedonase, atëherë ai shkon në një konferencë ndërqeveritare, në një proces shqyrtimi dhe ndryshime kushtetuese dhe pastaj përmes kapitujve në anëtarësim. Është zgjedhja juaj, e qytetarëve tuaj dhe mund të nënkuptojë një zgjedhje themelore në favor të qytetarëve dhe të ardhmes së tyre. Me luftën në Ukrainë, Rusia tregoi se çfarë do të thotë një vend jo demokratik. Ne kemi një të ardhme të qartë për vendin tuaj, një proces të qartë që mund ta përshpejtojmë dhe forcojmë lidhjet me njerëzit. Kontinenti evropian do të jetë më i sigurt me Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski theksoi se “E mbrojmë interesin publik dhe identitetin kombëtar maqedonas”, duke shtuar se propozimi evropian që këto ditë po diskutohet në vend është propozim në të cilin janë të përfshira vërejtjet tona dhe qëndrimet qartë të shprehura.
Propozimi, siç tha ai, me të gjitha dokumentet është publikuar publikisht, ndërsa paralajmëroi se do të publikohet edhe protokolli bilateral me Republikën e Bullgarisë.
“Në propozimin evropian kemi pozita të definuara për pranim të qartë dhe të padyshimtë të gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase në propozim është absolutisht i qartë dhe i barabartë me gjuhët tjera të BE-së pa kurrfarë fusnota. E kemi marrë atë për çka me vite luftojmë – formulim i pastër i gjuhës maqedonase. Ne maqedonasit jemi krenarë për historinë tonë, gjuhën dhe identitetin me të gjitha aspektet tona. Popullin maqedonas asnjëherë askush nuk do ta asimilojë dhe ky është fakt”, tha Kovaçevski.
Nga ne varet vendimi për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi Michel, meritojnë të jetojnë si pjesë e familjes evropiane.
“Propozimi i vendos edhe çështjet historike bilaterale nga korniza negociuese. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të mbyllen, por për këtë, ka kohë, derisa nuk gjindet zgjidhje juridike për të dyja palët. Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është vlerësuar në kornizën negociuese, ky është një dokument bilateral i cili nuk është pjesë e pakos evropiane”, sqaron Kovaçevski.
Konferenca ndërqeveritare dhe skriningu, shtoi, do të mund t’i realizojmë pa shtyrje dhe pa kushte shtesë. Ky propozim përfundimtar evropian, sipas kryeministrit, mundëson fillim pa kusht të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe operacionalizimin e vendimit të Këshillit Evropian nga marsi i vitit 2020.
“Të mendojmë në mënyrë racionale, me mençuri dhe me përgjegjësi, të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Tani është momenti kur do ta lëmë politikën ditore mënjanë dhe do të mbahemi në dokumentet zyrtare të cilat janë të qasshme. Ta realizojmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”, porositi Kovaçevski dhe shprehu falënderim për mbështetjen që këto ditë publikisht e marrin nga Komisioni Evropian, vendet evropiane, bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe fqinjët tjerë për propozimin e modifikuar evropian
Protesta para qeverisë
Gjatë konferencës për media, Kovaçevski foli për protestat para Qeverisë dhe u shpreh i ashpër në vlerësimet e tij.
Ministria e punëve të brendshme më informoi se sonte protestuesit po pergatitin diçka që nuk i ka hije shtetit anetare të NATO-s dhe kandidat per BE, deklaroi Kovaçevski.
“Ajo që po ndodh para Qeverisë është organizuar nga parti që janë deklaruar qartë kundër NATO-s dhe BE-së. Maqedonia ka legjislacionin më të rregulluar për të drejtat e qytetarëve. Çdokush mund të protestojë, dhe unë kam bërë në raste të tjera. Por nuk ka ndodhur kurrë, veç një herë, tani për herë të dytë, të protestojnë njerëz me kapuç në kokë, duke bërë me dorë policinë, e shihni që kemi policë të plagosur. Është e palejueshme që një shtet anëtar i NATO-s dhe një aspirant i BE-së të përsërisë 27 prillin”.
/Argumentum.al