Belsh, 06 qershor. Në një fjalim publik përpara votuesve kreu i qeverisë thotë ndër të tjera:
“Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Lulin do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Morën çfarë deshën. E bëmë për të mirën e Shqipërisë”.
Tiranë, dje. Gjatë fjalës në Kuvend, ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë:
“Sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal të Ilir Metës. E pyes shpesh veten, çfarë kërkon më shumë Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë më shumë ndere se atij, pa mbushur ende 50 vjeç është bërë edhe kryeministër edhe kryeparlamentar edhe president. Kujt më shumë se Metës i janë falur përçarjet dhe skandalet dhe i është dhënë mundësia për të rilindur. Sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh të papranueshëm të Metës. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir dhe Meta. Shkaqet e kësaj marrëzie nuk mund të kërkohen jashtë këtyre dy fjalëve”.
Pyetje 1 – Çfarë qoftesh i janë dhënë Bashës që nuk do i jepen më? Një e dimë: Është fjala për pikën e fshehtë të marrëveshjes Rama-Basha të majit 2017, pas të cilës familja Basha mori 13-15 milionë euro për pallatin e shembur në Vlorë. Ka qofte të tjera?
Pyetja 2 – Cilat skandale i janë falur Ilir Metës dhe pse? A mund një kryetar partie “të falë” skandalet e vetes apo të një politikani tjetër? Dhe me çfarë të drejte një parti apo një “Rilindje” merr tagrin t’ia japë një “politikani skandalesh” këtë “mundësi”?
Pyetje 3 dhe më e rëndësishmja – A mund të “japë” dhe të “falë” një kryetar partie apo qeverie, cilido qoftë ky, në emër të Shqipërisë? A është Shqipëria, një parti (apo edhe më keq akoma, më pak se kaq?) Apo është shumë më e madhe se kaq?
Cila Shqipëri e ka votuar Ramën për t’i falur qofte Bashës dhe skandale Metës?
Dita