Euro u fut si monedhë zyrtare e Bashkimit Europian 20 vjet më parë. Megjithatë, ky tranzicion monetar ka ndihmuar disa vende më shumë se të tjerët.
Në një studim të publikuar nga Qendra e Politikës Evropiane, euro ka rezultuar në të dyja anët ekonomike: në nivele të larta dhe në nivele të ulta, shkruan Euronews.
Në pjesën e sipërme të spektrit janë Gjermania dhe Holanda. Gjermania fitoi 1.9 trilionë euro nga monedha. Holanda renditet e dyta me nivelin më të lartë, duke fituar 346 miliardë euro.
Megjithatë, jo të gjitha vendet me përdorim të euros patën përfitime të larta. Studimi gjeti se Italia dhe Franca kanë vuajtur nga tranzicioni në euro. Italia humbi 4.3 trilionë euro dhe Franca humbi 3.6 trilionë.