Me marrëveshjen e Prespës kemi sjell paqe, solidaritet, bashkëpunim, miqësi në mes të dy popujve, por dhe në rajon më të gjerë dhe ky është çmimi më i rëndësishëm, tha kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, duke folur në lidhje me nominimin e tij për çmimin Nobel për paqe.
“Iu përgjigja dhe i shënova Zoran Zaevit një mesazh se për ne, për mua, por besoj edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, se çmimi më i rëndësishëm nga të gjitha çmimet është fakti se nëpërmjet kësaj marrëveshje kemi sjell bashkëjetesë, solidaritet, bashkëpunim, miqësi dhe paqe në rajonin më të gjerë, por edhe në mes popujve tonë dhe se ky çmim nuk mund të zëvendësohet me asnjë çmim tjetër”, tha Tsipras.
Alexis Tsipras duke folur për forcat progresive dhe qeveritë progresive tha se kur ato marrin përgjegjësi, atëherë ata tregojnë se së bashku mund të zgjidhin problemet për një të ardhme më të mirë të popujve dhe rajonit, veçanërisht për Ballkanin ku perceptimi kryesor “nuk ishte kompromisi apo konsensusi, por urrejtja nacionale dhe konfliktet”. /Telegrafi/