Drejtuesi i shtetit korenoverior Kim Jong Un është në gjendje kritike për jetën, pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Kështu pretendojnë burime të inteligjencës amerikane të cituara nga CNN. Një zyrtar me dijeni mbi çështjen pohon për gjigandin mediatik se autoritetet amerikane po shqyrtojnë me vëmendje informacionet, ndërsa një tjetër citohet të thotë se shqetësimet mbi shëndetin e Kim Jong Un janë të besueshme, edhe pse është vështirë të vlerësohet se sa rëndë është në të vërtetë.
Udhëheqësi koreanoverior nuk mori pjesë në festimet me rastin e ditëlindjes së babait të tij në 15 prill, çka nxiti spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore. Një gazetë online, me bazë në Korenë e Jugut, raporton se Kim i është nënshtruar një ndërhyrje kardiovaskulare në 12 prill, siç pretendon, për shkak të duhanpirjes së tepruar, obezitetit dhe mbingarkesës. Sipas medias në fjalë, udhëheqësi po trajtohet tani në një vilë jashtë Penianit dhe gjendja e tij është përmirësuar.
Megjithatë, një burim i Koresë së Jugut thotë për CNN se krerët e shtetit janë në dijeni të problemeve shëndetësore të Kim Jong Un, por nuk mund të verifikojnë në mënyrë të pavarur raportimet. CIA dhe Departamenti i Shtetit, ndërkaq, nuk u janë përgjigjur ende kërkesës së CNN për sqarim lidhur më çështjen.
Sigurimi i çdo informacioni rreth liderit të Penianit është një mision gati i pamundur, ndërsa regjimi kontrollon me grusht të hekurt gjithçka lidhet me 36-vjeçarin.
Në te kaluarën, mungesat e tij, por edhe paraardhësve në evente të rëndësishme janë lidhur më problem shëndetësore, por ka ndodhur që spekulimet të kenë rezultuar të pabaza, prandaj zyrtarët amerikanë mendojnë se duhet pritur para se mbërrihet në një konkluzion të saktë./h.e