Central European Initiative (CEI) ka lancuar thirrjen e jashtëzakonshme për projekte për të siguruar një kontribut ndaj shpërthimit global të shkaktuar nga COVID-19.
Të gjitha entitetet publike dhe private, OJQ të regjistruara në një shtet anëtar të CEI, ku përfshihet edhe Shqipëria, si dhe organizata ndërkombëtare/rajonale mund të aplikojnë për një grant të CEI deri në 100% të vlerës së projektit të tyre, deri në një shumë maksimale prej 40 mijë euro.
Për shkak të natyrës së jashtëzakonshme të kësaj thirrje, do të pranohen aplikime deri më 9 prill 2020.
Thirrja synon adresimin e shpejtë të nevojave specifike të komuniteteve në shtetet anëtare të CEI.
Propozimet duhet të jenë në tre fusha të ndërhyrjes, shëndetësia dhe telemjekësia (MED), edukimi dhe mësimi elektronik / mësimi në distancë (EDU), si dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME).