Sipas aktit, një paketë financiare prej 12 miliardë do të shkojë në funksion të masave për ndaj frenimit të Coronavirus në vendin tonë. Ndërkaq, pandemia duket se ka ndryshuar edhe planet e qeverisë për Eurobondin. Ndërsa deri më tani shifra tavan e vendosur ishte në 600 milionë euro, duket se kërkesa për huamarrje në tregjet e huaja financiare do të jetë më e lartë.
Sa i takon borxhit publik, në akt thuhet se kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2020, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 84. 3 miliardë lekë. Në këtë pikë, financat sqarojnë se vlera e Eurobondit të ri që pritet të emetohet në muajin Maj, është më e lartë se se 80.2 miliardë lekë, apo më shumë 651 milionë euro. Ky është rishikimi i parë që i bëhet buxhetit për vititn 2020, i diktuar nga pandemia e COVID-19.
Qeveria ka rishikuar buxhetin në funksion të frenimit të përhapjes së Coronavirusit, duke shkurtuar të ardhurat me 20 miliardë lekë dhe duke rritur shpenzimet me 9 miliardë lekë. Ndërkohë parashikon të emetojë një Eurobond me vlerë më të larte 650 milionë euro.
Rishikimi i buxhetit 2020
Të ardhurat 489. 6 miliardë lekë
Shpenzimet 558.3 miliardë lekë