Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije.
Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, i infektuar me Covid-19.
Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv, raporton REL.
Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije ishtë shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.