Maqedonia e Veriut ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare,por situata me të cilen po përballet vendi për shkak të Covvid-19, mund të coje në shtyrje të zgjedhjeve të 12-prillit .
Këtë e kanë kërkuar kryetaret e partive politike në vend,Zaev,Mickovski,Ali Ahmeti,janë prononcuar për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.
Respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, ndërsa në atë drejtim edhe shtyrje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, kërkoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Ne si parti më e madhe në pushtet e rekomandojmë atë, por kur sillni vendime të këtilla duhet të matni se çka nëse, dhashtë Zoti, para kohe., më herët përfundon gjendja e krizës, se çfarë do të ishin pasojat nga shtyrja e zgjedhjeve ndaj ekonomisë. Duhet t’i matni të gjitha punët”, tha Zaev.
Lideri i LSDM-së konsideron se është mirë që edhe opozita dakordohet që zgjedhjet të shtyhen.
“Kjo është mirë, ja, na afron drejt qëndrimeve dhe besoj se bashkarisht do të ndërtojmë qëndrim së pari për shtyrje të zgjedhjeve, e pas kësaj edhe së bashku ta definojmë ditën e shtyrjes së zgjedhjeve”, tha ai.
Zaev theksoi se ekzistojnë disa argumente për atë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, por se më me rëndësi dhe më vendimtar është shëndeti publik në shtet. Ministria e Shëndetësisë, tha, informon rregullisht, i ndan informatat e veta, i ndjekin trendet nga Kina, deri në Evropën Perëndimore, Itali… E tërë kjo, thotë, duhet të kihet parasysh kur do të caktojmë datë të saktë.
Po ashtu ,kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar për gjendjen që ka kapluar vendin dhe botën me gripin pandemik. Ahmeti thotë se për të është me rëndësi shëndeti i qytetarëve. Sa i përket fushatës dhe zgjedhjeve të 12 Prillit, Ahmeti thotë se zgjedhjet janë çështja e fundit, me rëndësi është fitore ndaj vi rusit e jo fitore në zgjedhje.
“Prioritet absolut i gjithësecilt prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik. Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit. Tash, neve na duhet fitore ndaj vi rusit e jo fitore në zgjedhje. Me zgjedhjet dhe fushatën do të mirremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.
Ne jemi tërësisht të përkushtuar në adresimin e gjendjes dhe t’ju dalim në ndihmë qytetarëve, mjekëve dhe ekonomisë. Shëndeti i pari!”, thekson Ahmeti
Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Facebook konfirmoi takimin e nesërm të liderëve, ku do të duhet të vendoset për anulimin eventual të zgjedhje të parakohshme parlamentare të 12 prillit si rezultatat i pandemisë.
© Argumentum