Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se në kuadër të luftës kundër përhapjes së COVID-19 dhe me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve ka ndërmarrë një sërë masash.
“Pika e parë është kufizimi i veprimtarive dhe reduktimi i numrit të punonjësve deri me 50% që do të jenë në detyrë, përmes orientimit dhe organizimit të eprorëve përkatës. OSHEE ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrjetin elektrik (remontet, investime), përjashto rastet e defekteve, me qëllim furnizimin normal me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Lidhur me shërbimet që ofrohen në mjedise të mbyllura, OSHEE kërkon që anëtarët e stafit që shërbejnë në marrëdhëniet me klientët, të respektojnë me rigorozitet masat profilaktike të rekomanduara (maska, doreza, mjete higjiene dhe dezinfektuesit e mjedisit, etj.), si dhe distancat minimale të qëndrimit prej jo më pak se 1 metër largësi nga kolegët dhe klientët.
Drejtuesit e njësive organizative po marrin masat për reduktimin e fluksit të klientëve në shërbimet për publikun, duke rekomanduar klientët të përdorin alternativa të tjera komunikimi.
Për të evituar radhët dhe kontaktet pranë sporteleve në lidhje me shërbimet që kanë të bëjnë me kërkesë-ankesat OSHEE apelon qytetarët të përdorin kontaktet:
04 22 74 141
[email protected]
[email protected]
www.oshee.al/online
Për kryerjen e pagesave mund të përdoren pikat alternative:
⁃ Western Union, Money Gram, Easy Pay, Pikat Kastrati, Raea
⁃ Aplikacionet Bankare E-Banking
⁃ Portalin Qeveritar E-Albania
⁃ Sportelet e bankes
⁃ Sportelet e postes
—–