64 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 5 rastet e evidentuara në ditën e sotme, zgjerojnë dhe hartën e të infektuarve, duke shtuar dhe 2 raste të prekura në Kavajë. Sakaq, dhe 3 shtetas Italinë që jetojnë në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv.
Harta e të prekurve me koronavirus në vendin tonë është zgjeruar edhe në Kavajë, ku janë raportuar edhe 5 raste të reja, 2 prej të cilave në Kavajë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total, në gjithë Shqipërinë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 64, ku numri më i lartë është në Tiranë. Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.
•Tiranë 45 qytetarë
•Durrës 5 qytetarë
•Lushnje 2 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 6 qytetarë
•Rrogozhinë 2 qytetarë
•Kavajë 2 qytetar
5 raste të reja, 3 janë italianë
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja
32 në spitalin infektiv
Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Vazhdojnë testimet
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Apeli për qytetarët
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.