Bashkimi Europian po punon në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID19, duke përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një postim në twitter thotë se jemi në kontakt të ngushtë me Shqipërinë.
Qeveria shqiptare, vijon ai, është e gatshme të mbështesë përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), agjencia e BE që synon forcimin e mbrojtjes së Evropës kundër sëmundjeve infektive publikon azhurnime të përditshme epidemiologjike për situatën nga COVID 19 në të gjithë botën.
ECDC gjithashtu ofron mbështetje në terren për të vlerësuar situatën dhe për të parë se çfarë masash të mëtejshme mund të merren kur shpalosen ngjarjet.